Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para për lagjen e re në Kombinat


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, thotë se këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për ndërtimin e pallateve të reja.

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ai vizitoi sot në Petrelë shkollën e re që po ndërtohet.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se të shtunën nis puna për pallatet e para në zonën e Kombinatit.

 “Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjia e re. Ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *