Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet në Itali Bujar Sejdinaj, i njohur si “xhaxhai” i Ndraghetas


Është ekstraduar dje drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe edhe si “xhaxhai” i Ndraghetas.

Kujtojmë se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte firmosur për ekstradimin drejt Italisë të Sejdinajt, dhe data e fundit kur kjo duhej të bëhej ishte vendosur 25 nëntori.

Bujar Sejdinaj është arrestuar në Tiranë më 24 korrik të këtij viti, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër drogës, të zhvilluar në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

 I njohur dhe me pseudonimin “Xhaxhai”, policia e cilëson Sejdinajn si përfaqësues të grupit mafioz të “Ndragheta”-s, si dhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Belloço” në Itali.

Sejdinaj dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët, për blerjen e 20 kilogramëve kokainë për llogari të grupit mafioz Balloco.

Sejdinaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *