Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tek “Shkalla e Tujanit”


Ka shkuar në dy numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi pasditen e djeshme te “Shkalla e Tujanit”. 

Pas 68-vjeçarit Hider Daci, ka ndërruar jetë dhe Defa Kaloshi, gruaja 73-vjeçare e cila ishte shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Zonja është nëna e drejtuesit të automjetit dhe ndodhej pasagjere, kur djali i saj Nik Kaloshi humbi drejtimin e mjetit tip “Land Rover” duke dalë nga rruga.

“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë të ditës së djeshme.

Vendi ku ndodhi aksidenti është kantier ndërtimi dhe për këtë arsye është vendosur nën hetim kompania që po kryente punimet për të zbardhur nëse janë respektuar masat e sigurisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *