Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gruaja e Jeff Bezos ndryshon mbiemrin dhe dhuron 1.7 miliardë dollarë


MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e shefit të amazon, Jeff Bezos’s, thotë se ka dhënë për bamirësi 1.7 miliardë dollarë.

Ajo ka bërë donacione për kolegjet amerikane që tradicionalisht janë të komunitetit me ngjyrë, grupet e ndryshimeve klimatike dhe për organizatat shëndetësore.

Zonja Scott e bëri këtë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa zbuloi se kishte ndryshuar mbiemrin e saj nga Bezos në Scott, emri i saj i mesëm që prindërit ia kishin vënë në nder të gjyshit të saj.

Scott është gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 62 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes. Ajo dhe Bezos u divorcuan vitin e kaluar dhe nga ky divorc ajo mori 4% të aksioneve të Amazon.

MacKenzie Scott dhe Jeff Bezos u martuan një vit para se ai të themelonte Amazon, dhe ka qenë një ndër punonjëset e para të kompanisë së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *