Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 17 persona në vend, 795 të prekur nga Covid-19


17 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se viktimat janë të moshave nga 37 vjeç deri në 86 vjeç me shpërndarje si më poshtë.

4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja.

Nga 2352 testime të kryera, kanë dalë pozitivë 795 persona. Në tre spitalet Covid po trajtohen 439 pacientë nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *