Vendosni fjalën kyçe....

Turqia bllokon fluturimet për të prekurit nga Covid-19, preket edhe Shqipëria


Turqia ka ndaluar sot fluturimet charter të personave që duan të shkojnë të kurohen për Covid-19 atje. Ditën e sotme nuk është nisur asnjë avion nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.

Vendimi është marrë nga Autoriteti Civil Turk dhe është njoftuar sot.

Sipas mediave turke, Ministria e Shëndetësisë atje ka shprehur shqetësimin se në vend po mbaroheshin shtretërit për të sëmurët me Covid-19 që vijnë nga vendet e huaja duke mos pasur më vend për shtetasit turq të prekur nga koronavirusi i ri.

Mesditën e kësaj të hëne qeveria vendosi bllokimin e fluturimeve charter për të prekurit nga Covid-19 për një muaj.

Prej shumë ditësh, dhjetëra shqiptarë kanë preferuar Turqinë për t’u kuruar nga Covid-19. Vetëm kostoja e fluturimit llogaritet mbi 18 mijë dollarë ndërsa kësaj i shtohen edhe kostot e trajtimit në spital.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Autoriteti i Aviacionit Civil nuk kanë asnjë vendim zyrtar por shtojnë se nëse pacienti ka leje nga autoritetet turke për trajtim atje, do lejohet që të niset drejt Turqisë.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil deri më 18 nëntor nga Shqipëria ka pasur më shumë se 565 fluturime charter nga Rinasi për qëllime mjekësore, shumica e tyre në tetor e nëntor nga këto 496 kanë pasur si destinacion Stambollin e Ankaranë.

Drejt Turqisë janë nisur nga Shqipëria dhjetëra persona por numri i saktë nuk dihet. Këtu mund të përmendim Myftiun e Shkodrës, Muhamed Sytari, deputetin e PS-së Enver Roshi dhe atë të opozitës, Andi Përmeti si dhe biznesmenia që ka koncesioin e Check-up, Vilma Nushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *