Qendra Shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan është vandalizuar duke u qëlluar me gurë. Nga gurët janë thyer disa nga xhamat e dritareve të saj.
Kjo qendër kishte vetëm 2 muaj që ishte rikonstruktuar dhe i ofron shërbim 7 mijë banorëve, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit që ika dhunuar goditën.
Për këtë ngjarje ka reaguar Balla i cili thotë se janë frymëzuar nga thirrjet e politikanëve.
Balla i ka bërë më pas thirrje krerëve të opozitës dhe Presidentit Ilir Meta të mos baltosin bluzat e bardha.
“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira”-thotë Balla.