Vendosni fjalën kyçe....

Mali i Zi kufizime për hyrjen në pikat kufitare, kush lejohet të hyjë në shtetin fqinj


Mali i Zi ka ndryshuar masat ndaj pandemisë dhe ka vënë në fuqi kufizime të reja të cilat prekin hyrje daljet nga kufijtë.

Në malin e zi do të lejohen të hyjnë vetëm personat me leje qëndrimi apo leje pune dhe ata që kalojnë tranzit si edhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës.

Ndërsa nuk pezullohet lëvizja për arsye tregtare.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Malin e Zi:

Në vijim të masave parandalues të pandemise COVID-19, Autoritetet e Policisë Malazeze, njoftojnë kufizimeve të reja në lëvizje për dhe nga Mali i Zi.

Në datat 21-23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *