Vendosni fjalën kyçe....

Llogaria zyrtare e Papës u kap duke i bërë “like” modeles braziliane, Vatikani i kërkon shpjegime “Instagram”-it


Këtë javë Papa Françesku mori vëmendjen në rrjetet sociale dhe u bë “kryefjala” e medieve të showbizzit, pasi llogaria e tij zyrtare në Instagram i kishte bërë “like” fotos së një modeleje me rroba banjo.

Vatikani ka deklaruar se ka kërkuar shpjegime nga Instagrami lidhur me këtë.

Është e paqartë se kur llogaria zyrtare e papës i bëri “like” fotos së modeles Natalia Garibotto, por më 13 nëntor ishte e dukshme për shumë ndjekës, derisa u hoq të nesërmen.

 “COY Co” e cila është kompania e menaxhimit të modeles, publikoi një screenshot në Instagram të premten e javës së kaluar, duke thënë se kishte “marrë bekimin zyrtar nga Papa”.

Garibotto e cila ka mbi 2.4 milionë ndjekës në Instagram gjithashtu është shprehur me shaka: “Të paktën do të shkoj në parajsë”.

Mirëpo Agjencia Katolike e Lajmeve (CNA), ka raportuar se Vatikani është duke kryer një hetim për të zbuluar se si u pëlqye fotografia e modeles.

Papa nuk i menaxhon vetë mediet e tij sociale, por është një ekip i tërë njerëzish që merren me këtë.

Një zëdhënës i Vatikanit i tha gazetës britanike The Guardian: “Ne mund ta përjashtojmë që pëlqimi ka ardhur nga Selia e Shenjtë dhe i jemi drejtuar Instagramit për shpjegime.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *