Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk e anatemoj Bashën si tradhtar, duhet të japë shpjegim nga A në Zh për rolin e tij


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Real Story” deklaroi se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të japë shpjegim për akuzat për shtëpinë e verdhë dhe kasetën për masakrën e Krushes.

Rama tha se nuk e cilëson Bashën si tradhtar por që kërkon të bëjë transparencë për rolin e tij.

Janë të gjitha bashkë dhe janë lidhur, kam kërkuar diçka të thjeshtë, dhe s’ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet, as përpjekje për të përdorur për një kauzë më të madhe se politika e ditës, ka lidhje se mendoj dhe besoj që kreu i PD i cili udhëheq një parti që pretendon të qeverisë vendin një ditë, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij. Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë. Nuk është çështja për tradhti por transparencë. Një drejtues, një përfaqësues i një familje të thjeshtë siç është familja e gjithësecilit një ndërmarrje, i një skuadre sporti, lere më partie politike duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *