Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Shkodër, policia jep detaje


Policia ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur në Shkodër në lagjen “Tom Kola”.

Shpërthimi ka ndodhur përpara lokalit në pronësi të shtetases H.F.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *