Vendosni fjalën kyçe....

1 mijë mësues shtesë do punësohen për shkak të pandemisë, si do të rekrutohen (VENDIMI)


Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur të punësojë 1 mijë mësues shtesë. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 në shkollat e vendit, përgjatë vitit shkollor 2020-2021.

Në VKM, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar si mësuesit do të rekrutohen dhe si do të paguhen.

Mësuesit shtesë do të rekrutohen përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”

“Punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.
Shpërndarja e numrit të punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, në varësi të nevojave të zyrave vendore të arsimit parauniversitar, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.”– thuhet në VKM.

Shpenzimet do të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2020, i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë” dhe “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *