Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ditë e trishtuar për vendin, në një javë vdiqën mbi 60 njerëz por kryeministri dëfrehet me meme


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është i pandjeshëm ndaj fatkeqësisë që po shkakton pandemia.

Basha shkruan se vetëm në një javë kanë humbur jetën 60 persona ndërsa kryeministri dëfrehet duke bërë meme.

Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *