Vendosni fjalën kyçe....

Laçi dhe Erzeni barazojnë pa gola


Laçi dhe Erzeni kanë barazuar pa gola me njëri-tjetrin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Të dyja skuadrat e nisën mirë dhe me raste takimin, pasi nevoja për pikë ishte e dukshme, teksa kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 23’ me Myrtën, por me ndërhyrjen e VAR-it goli nuk vlejti.

Në pjesën e dytë rastet ishin më të pakta, por gjërat u bënë më të vështira për vendasit, kur në minutën e 59’ ngelën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Da Silvës.

Kështu të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 22 pikëve, Laçi në vendin e gjashtë dhe Erzeni në vendin e tetë, duke vazhduar të jenë në garë për mbijetesë.