Vendosni fjalën kyçe....

Trump e quan Bolton budalla: Nuk bëri asgjë për sigurinë Kombëtare donte vetëm të shkonte në luftë


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka quajtur ish-këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton budalla.

Trump në një postim të fundit duke e sulmuar Bolton thotë se nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare dhe i kërkonte të shkonte në luftë.

“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri me të cilët unë kam pasur ‘kënaqësinë’ të punoj. Një njeri i shurdhër dhe i heshtur, ai nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte, ‘Gee, le të shkojmë në luftë. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”-shkruan Trump.

Bolton ka qenë një nga personat pjesë e idesë së shkëmbimit të territoreve por që sipas tij kjo ide ishte çuar në shtëpinë e bardhë nga vetë liderët e Kosovës de Serbisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *