Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje të moshuarin që udhëtonte me biçikletë në Kuçovë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.

Sipas “News 24”, makina që drejtohej nga Marineo Bregu dhe i moshuari që lëvizte me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin, kur ndodhi aksidenti. Mjeti e ka goditur biçikletën nga pas.

 “Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat’ ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe as vendbanimi i tij. Për momentin në morg nuk ka mbërritur asnjë familjar i viktimës.