Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të largojmë pandeminë Rama, LSI-ja i ka dyert hapur për këdo


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me qytetarë të Tiranës.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se pandemia Rama po u merr frymën qytetarëve duke pasuruar gjithnjë e më shumë një grusht oligarkësh e duke lënë pas dore qytetarët. Ajo tha se dyert e LSI-së janë të hapura për këdo.

“LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij. Sepse sot në këto vite të vështira të ekonomisë, në këto vite dhe në këtë rrëmujë të jetës së shqiptarëve, por dhe në këtë muaj të frikës dhe pandemisë, që përveç covid kemi dhe pandeminë Rama që ju merr frymën njerëzve dhe me fluturat imagjinare të mendjes së tij, që jo vetëm nuk i krijon mundësi shqiptarëve por i mbyll ata. Në këto katr vite, që ky zotëria i kishte të gjithë tespsinë, a krijoi më shumë vende pune, a rriti rroga, a uli kostot, a rriti pagat e mjekëve dhe infermierëve, a i uli çmimet e taksat.” – tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, shtoi më tej se duhet punuar për një sistem shëndetësor që u shërben të gjithëve, për një sistem ekonomik në shërbim të qytetarvëve e për të larguar sistemin korrutptiv të kryeministrit Rama.

“Të punojmë për një sistem shëndetësor që t’u krijojmë fëmijëve tanë një jetë normale, për të pasur një infrastrukturë normale. E pra gabimet që kemi bërë ne që më shumë kemi menduar për stabilitetin politik apo rajonal, brezi i ri Etioni, Erisa e shumë të tjerë të mendojnë më shumë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *