Vendosni fjalën kyçe....

“Ky burri ka kohë që ka hyrë në karantinë mendore” – PD ironizon Ramën (Video)


Partia Demokratike ka publikuar një video duke ironizuar kryeministrin Rama lidhur me deklaratat e tij se Shqipëria nuk ka asgjë mangët krahasuar edhe me vende si Turqia, Franca, Britania e Madhe, etj.

Në komentin shoqërues të videos, PD-ja thekson se Rama ka kohë që ka hyrë në karantinë mendore e sikur të dilte nga bota virtuale nuk do bëhej gazi i botës.

 “Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill.” – shkruhet në komentin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *