Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Gjiknurit, Rama: E ka bërë punën mirë, lëvizjet bëhen për ta çuar punën në nivel tjetër


Në vijim të deklaratës së tij për mediat, kryeministri Rama komentoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë këtu edhe Damian Gjiknurin.

Rama tha se shkarkimi i tij nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve.

Kreu i qeverisë thekson se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër. Rama theksoi se raporti i PS me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize hetimore, unë s’di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Po u them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. E ka bërë punën mirë, derisa edhe rezultatet kanë folur mirë për PS, por kam besuar gjithmonë që para se të të vënë të tjerët në pozitën që ti duhet të kuptosh se ca duhet të bësh për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. PS është këtu prej 10 vitesh se ketë gjë kanë bërë. Të tjerët s’kanë parë kurrë nga vetja dhe prandaj janë aty ku janë. Raporti me drejtësinë është i qartë. Lëvizjet tek në bëhen vetëm për arsye të nevojës për ta çuar punën në një nivel tjetër”, tha Rama.