Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën për heqjen e imunitetit tim, o sot o kurrë për fitoren


Ish-kryeministri Berisha e quajti vendim antikushtetues atë tëmarrë nga Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e djeshme që hodhi poshtë kërkesën e deputetëve demokratë për pezullimin e arrestimit të tij.

Nga brenda Kuvendit ku pritet të nisë seanca e ku do votohet heqja e imunitetit të kreut të Rithemelimit duke i hapur rrugën arrestimit të tij nga SPAK, Berisha se opozita do luftojë o sot, o kurrë për të drejtat e saj, për liri e për fitore.

Po kështu ai ironizoi edhe mbledhjen e këshillit të mandateve të cilin e quajti komisionit Rama-Brava pas votës për heqjen e imunitetit nga përfaqësuesi i PD-së zyrtare, Alibeaj.

“Sot pas një vendimi antikushtetuese të Gjykatës Kushtetues, pas një vendimi antikushtetuese të komisionit Rama-Brava votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD-së. Duke besuar se kështu do mposhtin opozitën. Ky është një krim e akt i shëmtuar por në të vërtetë opozita nuk mund të mposhtet. Ky akt dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fortë që qëndron e palëkundur ndaj bandës në pushtet. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë. Këta ipret gjysqi i madhi kombit shqiptar dhe historisë së tij. Këta kanë grabitur e varfëruar pasuritë e shqiptarëve, mafia e Xhorxh Sorosit. O sot  o kurrë,për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës.” – tha Berisha.