Vendosni fjalën kyçe....

Situatë pengmarrje në Montreal, në zyrën e kompanisë së famshme të video-lojërave (Video)


Bulevardi Saint-Laurent në Montreal është mbushur me policë mes raporteve të një grupi të dyshuarish që mbajnë pengje në një kompleks ndërtimi ku kompania e lojërave video Ubisoft ka zyrat e saj në Kanada.

Dhjetëra oficerë të policisë së Montrealit (SPVM) u panë në zonë të Premten pasdite, duke përfshirë atë që dukej si një ekip taktik, raporton RT.

Ka raporte të pakonfirmuara në mediat lokale për një kërkesë shpërblimi nga pengmarrësit.

Është e paqartë se sa të dyshuar janë përfshirë, ose sa pengje po mbahen. Një numër i punonjësve arritën të shpëtonin në çatinë e ndërtesës, ku ata kanë barrikaduar derën, sipas videos së kapur nga helikopterët e lajmeve.

Ambulancat dhe automjetet e blinduara të policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Ka njoftime për disa njerëz të bllokuar në një sallë konferencash brenda ndërtesës.

Ubisoft Montreal normalisht punëson pothuajse 4,000 njerëz, por shumica e tyre aktualisht po punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë Covid-19.

E themeluar në 1997 si filial kanadez i gjigantit francez të lojërave me video, Ubisoft Montreal qëndron pas titujve të tillë të njohur si ‘Prince of Persia: The Sands of Time’, seritë ‘Assassin’s Creed’, ‘Far Cry’ dhe ‘Watch Dogs’ .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *