Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detajet për personin që u përfshi nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme


Policia ka lëshuar njoftimin paraprak për ngjarjen e ndodhur rreth një orë më parë në kryeqytet ku një person ende i paidentifikuar është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në bulevardin Zhan D’ark në afërsi të Ministrisë së Jashtme.

Sipas policisë dyshohet se personi ka marrë flakë nga pakujdesia dhe për pasojë ka ndëruar jetë

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *