Vendosni fjalën kyçe....

CEO-ja i “Pfizer”-it shet 5.6 milionë dollarë aksione ditën kur dha lajmin për vaksinën kundër Covidit


Albert Bourla ka shitur 60 përqind të aksioneve të tij të Pfizer, ditën që çmimi i aksioneve arriti kulmin pasi kompania njoftoi për efektivitetin e vaksinës së saj Covid-19.

Kompania farmaceutike Pfizer mbrojti shitjen e aksioneve të CEO-s së saj të hënën, duke pretenduar se një gjë e tillë ishte vendosur që në gusht si “pjesë e planifikimit financiar personal të Dr. Bourla”-s, në përputhje me një plan të paracaktuar që lejon aksionerët kryesorë të “tregtojnë një numër të paracaktuar aksionesh në një kohë të paracaktuar”.

RT shkruan se duke shitur me 41.94 dollarë për aksion, Bourla mori një shumë prej 5.6 milionë dollarësh. Bourla nuk është i vetmi drejtues i lartë i Pfizer-it që siguron para në mënyrë të dyshimtë nga lajmet e vaksinave. Nënkryetari ekzekutiv Sally Susman gjithashtu fitoi 1.8 milionë dollarë nga shitja e një pjese të aksioneveve të tij në kompani.

Pretendimi i kompanisë se shitja e aksioneve ishte e para-vendosur ka të ngjarë të ushqejë teoritë e konspiracionit që Pfizer priti qëllimisht deri pas zgjedhjeve të SHBA-ve për të dhënë lajmet pozitive për vaksinën.

Gjigandi farmaceutik njoftoi pak ditë më parë se vaksina kundër Covid-19 që po zhvillohet prej tij ka rezultuar në testime 90% efektive në parandalimin e infektimit nga koronavirusi i ri.

Pfizer thotë se mund të furnizojë 50 milionë doza deri në fund të vitit 2020 dhe 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021. Pas këtij lajmi, aksionet e kompanisë pësuan rritje me 8% të hënën, por të mërkurën ranë përsëri me më shumë se 1%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *