Vendosni fjalën kyçe....

Argjentina përfshihet nga protesta masive kundër presidentit socialist, Alberto Fernandez


Demonstrata masive kundër Socializmit kanë përshirë mbarë Argjentinën prej disa ditësh. Protesta janë kundër administratës së presidentit socialist Alberto Fernández, qeveria e të cilit e ka çuar vendin në një krizë të rëndë ekonomike.

Protesta më e madhe u zhvillua në Buenos Aires, ku dhjetëra mijëra persona rrethuan obeliskun në sheshin qendror duke thirrur ‘liri, drejtësi e kushtetutë’. Protesta të ngjashme masive ndodhën edhe në qytete të tjera të mëdha argjentinase.

Një nga shqetësimet kryesore të protestuesve është gjendja e ekonomisë së vendit që ndodhet në mes të një krize tjetër hiperinflacioni që nxit nivelet e rritjes së papunësisë, shkruan Breitbart.

Me çmimet që rriten pothuajse çdo ditë dhe qeverinë që  kufizon qasjen e qytetarëve te dollarët amerikanë, shumë argjentinas po arkëtojnë kursimet e tyre të jetës me çmime të tregut të zi vetëm për të siguruar që ata të mos humbin gjithçka.