Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në hotelin në Himarë, targat e mjetit që u gjet i djegur u vodhën në Durrës


Një shpërthim i fuqishëm ndodhi natën e mbrëmshme pranë një hoteli në Himarë.

Po natën e mbrëmshme, pranë zonës së shërthimit u gjet i djegur një mjet që dyshohet se u përket personave që kanë marrë pjesë në një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Dhërmi, megjithatë nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga policia për rastin në fjalë.

Mjeti i djegur është gjetur në anë të rrugës Dhërmi-Lilias dhe policia ka arritur të zbulojë se targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit. Shkruan Shqiptarja.

Ndërkohë për shkak të djegies makinës nuk i është identifikuart plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit.

Makina dyshohet se është djegur qëllimisht, gjë e cila ngre dyshimet se automjeti është përdorur në një ngjarje kriminale.

Automjeti ka shumë gjasa që të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku në mjediset e një hoteli që po ndërtohet në këtë zonë, dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *