Vendosni fjalën kyçe....

PD njofton dy protesta javën e ardhshme


Partia Demokratike lajmëron organizimin e dy protestave.

Vendimi është marrë në kryesinë e PD-së të Rithemelimit të mbledhur mesditën e sotme.

Ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë popullore tek Kuvendi i Shqipërisë.

Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte (21 dhjetor), këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

‘Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje te demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot’, janë shprehur gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë së PD-së, në mbledhjen me dyer të mbyllura.