Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me qytetarët që kanë kaluar Covid-19: I kam paguar nga xhepi të gjitha, 1.8 milionë lekë


Kreu i PD-së, Basha, ka organizuar një takim me qytetarë të ndryshëm që kanë kaluar Covid-19.

Ata kanë deklaruar se i kanë paguar vetë mjekimet pasi u prekën nga virusi duke theksuar se kishin paguar shuma të konsiderueshme nga xhepi.

“Vetëm 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Është me të gjitha rregullat nëpërmjet mjekut të familjes që kam marrë. Falë një djali që kam në Angli, me lekët e mia i kam blerë, 80 gjilpëra kam bërë në trup, pa lëri kokrrat e të gjitha ilaçet. Asnjë gjë. Të gjitha me lekët e mija.” – tha Muharrem Poleshi, i cili theksoi se kishte marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Ndërsa një tjetër qytetare, me profesion mësuese tha se e kishte ndihmuar financiarisht i ati me pension për të paguar mjekimet që kishin shkuar mbi 800 mijë lekë të vjetra.

“Unë jam në punë, mësuese. Kur mu shfaqen simptomat në moment mora mjekun e familjes edhe drejtoreshën e shkollës dhe i thash se unë nuk vij në shkollë sepse kështu është situata. Pasi i kam lajmëru më erdhën më bënë tamponin dhe përgjigjen ma kanë dhënë të hënën në orën 10 të darkës,që ja pozitiv. Pastaj doktori më dha kurën plus. Kura që mora tarifa e gjithçkaje që u përfshi këtu ishte mbi 700 mijë lekë. Një pjesë e ilaçeve duhet të ishte falas por s’kam marë gjë.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *