Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Bashën e Metën: Njëri fle në këmbë, tjetri dekoron të vdekurit


Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, kryeministri Rama, ironizoi kreun e PD-së, Basha, duke thënë se me pandeminë Covid-19 nuk mund të bëhet parashikimi e kryedemokratin që sheh ëndrra me sy hapur dhe as më presidentin që dekoron të vdekurit.

Po kështu kreu i qeverisë theksoi se është duke u përgatitur paketa e tretë e ndihmës për familjet në ndihmë ekonomikë dhe të sëmurët.

“Nuk ia dimë afatin dhe sjelljen virusit. E patë çfarë ndodh në Danimarkë që shkon te kafshët traformohet në një gjë tjetër. S’mund ta bëjmë parashikim me Lulin që fle në këmbë. Ju shkoni në një konference me një njeri që mendoni se eshte zgjuar, ai është duke fjetur. Është në rrugën e një ëndrre me sy hapur. S’mund të nisemi as me mendjen e Metes, që midis dy dëshmoreve bën një deklaratë, merret me dekorimin e të vdekurve dhe flet për qeverinë se po vdes gjithë dynjanë.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *