Vendosni fjalën kyçe....

“Mbathjet e kuqe të grave janë ftesë për seks” – Gjykata në Peru liron të akuzuarin për përdhunim


Një gjykatë në Peru ka marrë një vendim për të shpallur të pafajshëm një person të akuzuar për përdhunim, për shkak se gruaja e cila pretendon se ishte abuzuar kishte veshur të brendshme të kuqe. Sipas gjyqtarëve, gruaja duke veshur të brendshme të kuqe po sinjalizonte se ajo kishte për qëllim të bënte seks.

Daily Mail shkruan se Gjykata vendosi në një rast përdhunimi se zgjedhja e gruas për të veshur mbathje me dantella të kuqe, dha përshtypjen se ajo ishte ‘e përgatitur ose e gatshme’ për të bërë seks me të pandehurin.

Gjyqtarët thanë se viktima nuk ishte e ndrojtur dhe e rezervuar siç ajo pretendon, duke përmendur zgjedhjen e saj për të brendshmet si provë duke liruar të pandehurin.

Identitetet e personave të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë të ditura.

Sidoqoftë, mediat lokale kanë thënë se i akuzuari është një 22-vjeçar. Ndërsa paditësja është një 20-vjeçare.

Siç shkruan Daily Mail, gruaja tha se kishte rënë pa ndjenja në një festë ku kishte shkuar pasi i akuzuari i kishte thënë se do të iknin të mblidhnin disa dokumente zyrtare.

Të nesërmen ajo u zgjua lakuriq në shtratin e të akuzuarit. Por ky i fundit thotë se akuzat janë një akt ‘hakmarrjeje‘ kundër tij.

Gjykatësit Ronald Anayhuaman Andia, Diana Jurado Espino dhe Lucy Castro Chacaltana argumentuan se ankuesja e kishte paraqitur keq veten e saj, pasi gratë sipas tyre mbanin të brendshme të kuqe vetëm kur synonin të bënin seks.

“Personaliteti i supozuar i prezantuar nga ajo (si e ndrojtur) nuk ka të bëjë me mbathjet që ajo përdori ditën e incidentit, pasi kjo lloj e brendshme e grave përdoret zakonisht në raste të veçanta që çojnë në momente intimiteti, e cila jep përshtypjen që gruaja ishte e përgatitur ose e gatshme të kryente marrëdhënie seksuale me të akuzuarin.”– thanë gjyqtarët.

Ky rast ka nxitur protesta në Peru, me një grup grash dhe aktivistësh të cilët janë shfaqur me mbathje të kuqe përpara gjykatës. Disa mbajnë banderola me mbishkrimet: “Dëgjoni, gjyqtarë. Mos përdorni të brendshmet për të justifikuar përdhunimin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *