Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Kryemadhit: Rama shpërdoroi fondet e BE-së përmes projekteve klienteliste në AZHBR


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shpërdoruar fondet e BE-së përmes miratimit të projekteve klienteliste përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor e Rural.

Ajo ka publikuar një foto në faqen e saj në Facebook ku shfaqet një serrë pranë inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi shkruan se ky investim është që nga koha kur agjencia drejtohej nga ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Kricfa.

Kryetarja e LS-së bën thirrje për ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta si rruga e vetme për dekriminalizimin e politikës.

“Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane.” – shkruan Kryemadhi.