Vendosni fjalën kyçe....

Biden merr kryesimin edhe në Pensilvani, tani më afër Shtëpisë së Bardhë


Joe Biden ka përmbysur rezultatet e deritanishme në Pensilvani duke marrë kryesimin e garës me 5,587 vota.

Gara në Pensilvani, e cila ka 20 vota të Kolegjit Zgjedhor, mbetet shumë e ngushtë për të shpallur një fitues atje.

Një fitore e Pensilvanisë, do t’i jepte Bidenit votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Sipas NBC-së, Biden po udhëheq garën me 3,295,304 vota (49.4 %) ndaj 3,289,717 votave të Trumpit (49.3 %).

Tani kanë mbetur rreth 130,000 vota të pa numëruara, shumë prej të cilave vijnë nga zonat me prirje demokratike.

Ndërkohë në Xhorxhia, Biden vijon kryesimin me 2,449,582 vota (49.4 %) ndaj 2,338,485 votave të Trumpit (49.4 %) me rreth 8,000 vota të pa numëruara.

Presidenti Donald Trump vazhdon të luftojë duke u përpjekur të ngrejë dyshime në lidhje me procesin. Fushata e tij ngriti procese gjyqësore të shumta, disa prej të cilave tashmë janë hedhur poshtë.

Trump u ka kërkuar zyrtarëve zgjedhorë të ndalin numërimin. Djemtë e Trumpit gjithashtu më herët, kanë shprehur zhgënjimin që më shumë republikanë nuk janë bashkuar me përpjekjet e presidentit për të ndaluar numërimin e votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *