Vendosni fjalën kyçe....

Fyerje ndaj kolegëve, Sgarbi nxirret me forcë jashtë parlamentit (FOTO+VIDEO)


Zëvendëspresidentja e Dhomës së Ulët të parlamentit italian, Mara Carfagna, përjashtoi Vittorio Sgarbi pas fjalimit të këtij të fundit i cili shpërtheu në fyerje dhe sharje ndaj kolegëve.

“Ju nuk mund të fyeni kolegët, as të thoni fjalë të ndyra. Nuk mund ta ktheni këtë sallë në teatër. Përjashta!”.

Pas një fjalimi me fjalë të rënda dhe ofenduese atij i është thënë të dalë nga salla gjë që nuk është bërë prej tij. Më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.“Turp Turp”- dëgjohet të bërtasin disa deputetë në sallë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *