Vendosni fjalën kyçe....

Halit Valteri: Ambasadorja i di dosjet por bën show. Trekëndëshi i djallit të marrë fund në 25 prill


Deputeti i opozitës Halit Valteri ka folur me tone të ashpra në Kuvend lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se lënia e vendit tonë jashtë BE-së i shërben atij për të mbuluar të këqijat që ka bërë.

Më pas Valteri shton se thirrjet nga ambasadorja amerikane janë të kota, madje sipas tij ajo bën më kot shoë pasi i di dosjet.

Ai u bën thirrje qytetarëve që t’ja tregojnë vendin treshes Rama-Basha-Meta më 25 prill, të cilët i quan “trekëndëshi i djallit”.

“Para se të na thuash se Luli është çun i mirë dhe i bukur plotëso 15 kushtet e Bundestagut gjerman, se u bëtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë.

 Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së BE-së, shpëtoni veten tuaj, jo më kot SPAK-un e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty, i ka e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë shoë politik.

Trekëndëshi i djallit Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill t’ua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre Shqipëria do të kthehet edhe 30 vite mbrapa, as sovranitetin s’e kemi të sigurt me trekëndëshin  e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt BE-së dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve,

Të dashur shqiptarë në 25 prill do t’i drejtpohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra”, tha Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *