Vendosni fjalën kyçe....

Takon qytetarët pa maskë në fytyrë, gjobitet përsëri “live” Monika Kryemadhi


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është gjobitur për herë të dytë ‘live’ për shkak se nuk mbante maskë.

Kryemadhi kishte shkuar të takojë banorët e Durrësit, por nuk mbante maskë në fytyrë dhe nuk ruante as distancën fizike.

“Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës. Keni kartë identiteti me vete” –i tha asaj polici.

Kryemadhi i përgjigjet: “Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit. 8 prill datëlindja 74. 30 mijë lekëshi jot dhe i Edi Ramës nuk është asgjë përballë kësaj zonje, përballë atij zotërisë, përballë kësaj zonjës që i kanë ikur gjithë fëmijët.  I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon. Nuk ka gjobë që i zgjidh hallin”.

Ndërkohë që vijonin debatet mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, një prej këtyre të fundit vijoi të merrte të dhënat e zonjës Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *