Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje e fortë mes dy mjetesh në rrugën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona (Video)


Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë kryqëzimit të Rraboshtës, ndërsa pas përplasjes njëri nga mjetet ka dalë jashtë rruge.

Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa gjendja  e tyre nuk dihet ende. Përplasja ka shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të rrugës.

Video Credit: Syri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *