Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë


Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

aksident fier (1)