Vendosni fjalën kyçe....

Dita e fundit para bllokimit, dje francezët u dyndën në supermarkete për letër higjienike dhe makarona


Dyqanet dhe bizneset në të gjithë Francën u mbushën ditën e djeshme nga njerëz që garonin për të marrë furnizime dhe ndoshta për të bërë një prerje flokësh në minutën e fundit, përpara bllokimit që hyri në fuqi në mesnatë.

Siç shkruan France 24, produktet e domosdoshme si makaronat dhe letra higjieniket ishin shumë të kërkuara, ashtu si boja e printerit dhe pajisjet elektronike për të punuar nga shtëpia.

Ndërsa dyshekët e yogës nuk gjendeshin më në shumë dyqane të produkteve sportive franceze.

“Unë jam duke furnizuar, pasi nuk e dimë kur do të përfundojë kjo”– tha Catherine Debeaupuis, e cila po bënte pazar në një dyqan të pajisjeve elektronike në Parisin qendror.

Të mërkurën Macron dha lajmin për të vendosur një bllokim të dytë në të gjithë Francën, vetëm pesë ditë pasi kishte thënë se “është akoma shumë herët” për të shyrtuar mundësinë e një bllokimi.

Të enjten, agjencia e shëndetit publik njoftoi 47,637 infeksione të reja në 24 orë dhe 235 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave përtej 36,000.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *