Vendosni fjalën kyçe....

16 ditë në grevë, naftëtaret e Ballshit: Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim


Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërsa po të shtosh dhe ditët e grevës së burrave naftëtarë bëhen plot 34 ditë.

Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, gratë naftëtare thonë se janë të vendosura të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje nga shteti.

 “Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.”- tha një nga naftëtaret.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i ka vendosur si kusht naftëtareve që të lenë grevën, nëse duan të nisin të negociojnë për t’u plotësuar kërkesat e tyre.

Por gratë naftëtare e kanë humbur besimin ndaj kryeministrit dhe kërkojnë që një grup negociator të diskutojë me të, ndërkohë që ato vijojnë grevën. Kjo është greva e dytë brenda vitit për naftëtarët e Ballshit, pasi edhe në shkurt protestuan dhe qëndruan në grevë derisa u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *