Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh për gratë naftëtare: Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju, vetëm greva na pengon


Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për gratë naftëtare të Ballsjhit, që të lënë grevën e urisë në mënyrë që të mund të nisin bisedimet me qeverinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se nuk do iu ofrojë lëmoshë por se është gati t’ju qajë hallin.

Kryeministri thotë se e vetmja gjë që e pengon është pikërisht greva, ndaj dhe i fton ta mbyllin sa më parë ndërsa u bën thirrje naftëtareve që të mos gënjehen nga “krokodilët që lotojnë” për to.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”– shkruan Rama.

Sot gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e 15 të grevës së urisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *