Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula


Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vet e bija, tenorja Inva Mula. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Inva Mula shkruan fjalë prekëse dedikuar gjigandit të këngës shqiptare, ku spikat ‘Valsi i Lumturisë’.

Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”-shkruan e bija, Inva Mula.

Artisti i Popullit, Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *