Vendosni fjalën kyçe....

NATO nis rrjetin e ri satelitor, Stoltenberg: Do përmirësojë inteligjencën e mbikëqyrjen


NATO do të nisë një ‘rrjet virtual’ të ri që përbëhet nga satelitë kombëtarë dhe ato tregtarë, zbuloi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të hënën përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

“Kjo do përmirësojë inteligjencën dhe mbikëqyrjen tonë. Dhe do mbështesë misionet dhe operacionet e NATO-s,” tha ai, duke shtuar se kjo do mundësonte ‘navigacion, komunikim më të mirë dhe paralajmërim të hershëm për lëshimet e raketave’.

Masa vjen disa muaj pasi Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se satelitët tregtarë perëndimorë që përdoren në konfliktin e Ukrainës janë objektiva të vlefshëm ushtarakë.

Stoltenberg pranoi se rrjeti i ri, si dhe rimbushja shumë e nevojshme e depove të armëve të vendeve anëtare, do kërkonte rritje të shpenzimeve ushtarake nga kombet përkatëse.