Vendosni fjalën kyçe....

PSG dhe Chelsea fitojnë në Ligën e Kampionëve


Paris Saint-Germain ka arritur të mposht Instanbul Basaksehir me rezultat 0-2. Të dy golat për PSG i shënoi sulmuesi italian, Moise Kean.

PSG ka mposhtur midis Stambollit kampionin e Turqisë, Instanbull Basaksehir me rezultat 0-2.

Ishte një ndeshje interesante, e hapur dhe me plot raste për të dyja skuadrat por që PSG u tregua më konkret, sidomos në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë nuk pati gola dhe përfundoi 0-0.

Pjesa e dytë kishte raste përsëri për të dyja skuadrat, madje ishte Basaksehir që rrezikoi më shumë. Por në minutën e 64-të, pas një ndërprerje me kokë do të shënonte sulmuesi italian Moise Kean.

PSG do të vazhdonte me presionin dhe do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 79-të dhe përsëri gol do të shënonte Kean, i cili në të dy golat u shërbye nga talenti francez, Kylian Mbappe.

Instanbul Basaksehir tentoi të barazoi, por nuk ia arriti ta bëj këtë dhe PSG kthehet me tri pikët e para në Paris derisa renditet në vendin e parë deri në ndeshjen Manchester United-Leipzig e cila starton në orën 21:00.

Edhe Chelsea arriti të fitonte ditën e sotme me rezultatin 0-4 ndaj Krasondar.

Golat u shënuan nga Hudson Odoi, Werner, Ziyech dhe Pulisic.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *