Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti infektohet me COVID-19: Do të qëndroj në vetëizolim për dy javë


Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është konfirmuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ka patur simptoma të Covidid prej dy ditësh dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit. Rezultatet kanë dalë pozitive dhe ai do të qëndrojë për dy javë i izoluar.

 “Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, shkruan Kurti.