Vendosni fjalën kyçe....

Të dënuar për trafik droge, katër personave u shkon formulari i pasurisë


Katër persona në Përmet e Gjirokastër duhet të plotësojnë brenda 48 orësh formularin e vetëdeklarimit të burimit të pasurisë.

Niko Qëndri, Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, Avdul Avduli e Ermal Ndreu janë dënuar më herët për trafik lëndësh narkotike e dyshohet se e kanë vënë pasurinë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N.Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A.A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E.N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *