Deputetët e kanë rrëzuar dekretin e Metës, që ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, kanë votuar kundër dekretit të presidentit deputetët e PS-së si dhe disa deputetë të opozitës parlamentare.
Vendimi i sotëm i hap rrugën rivotimit të këtij ligji në Kuvend në seancën e ardhshme. Në seancë mori pjesë edhe këshilltari për çështjet ligjore i presidentit Meta, Bledar Dervishaj.
Ai bëri thirrje që parlamenti të presë opinionin e Komisionit të Venecias mbi 8 pyetjet që i ka drejtuar presidenti Meta lidhur lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, një ditë më parë.
Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, i bëri dje e sot thirrje kryeministrit Rama që të presë Venecian para rivotimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor, por kreu i qeverisë ka qenë i prerë në qëndrimin e tij duke thënë se Kuvendi nuk do presë asnjë sekondë për miratimin e ligjit.