Vendosni fjalën kyçe....

Eksodi nga BBC-ja, britanikët po anulojnë licencat pasi transmetuesi shkel paanshmërinë


Shumë persona në Britani kërkojnë të anulojnë licencat e tyre televizive dhe raportohet se BBC-ja nuk po mundet ta përballojë si duhet procesin. Disa kritikë pretendojnë madje se transmetuesi po e pengon qëllimisht procesin.

“Ne kemi më shumë telefonata se zakonisht për momentin dhe atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgjigjur ndërsa ne veprojmë në përputhje me udhëzimet e qeverisë lidhur me Covid-19.” – tha një zëdhënës i BBC për Express, kur u pyet pse u bllokuan linjat e saj telefonike.

BBC-ja është përfituesi kryesor i skemës britanike të licencimit të TV. Kushdo që dëshiron të shikojë ose regjistrojë televizion në Mbretërinë e Bashkuar duhet të paguajë një tarifë vjetore 157.5 stërlina.

Dhjetëra mijëra njerëz që e shmangin atë, përballen me ndjekje penale dhe gjobitje çdo vit e madje mund të burgosen.

Sidoqoftë, transmetuesi kohët e fundit është përballur me një largim të mbajtësve të licencave, pjesërisht për shkak se një numër në rritje i britanikëve besojnë se BBC nuk e mban premtimin për të qenë politikisht e paanshme, gjë që shkruhet në statutin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *