Vendosni fjalën kyçe....

Karikaturat e profetit Muhamed shfaqen në ndërtesat qeveritare në të gjithë Francën (FOTO/VIDEO)


Në të gjithë Francën, janë projektuar imazhe të mëdha të karikaturave të revistës Charlie Hebdo dhe imazhe të mësuesit të ndjerë Samuel Paty në ndërtesat qeveritare.

Imazhet ishin projektuar fillimisht në dy salla në Montpellier dhe Toulouse për më shumë se katër orë të mërkurën në mbrëmje. Fotot nga ky moment janë bërë virale në rrjetet sociale.


Më pas karikatura të profetit Muhamed dhe karikatura të feve të tjera u shfaqën gjithashtu në të tjera godina qeveritare, në të gjithë Francën.

Vizatimet e paraqitura u tallën me tre fetë kryesore monoteiste (Krishtërimi, Islami dhe Judaizmi) si pjesë e një homazhi kombëtar për Samuel Paty, mësuesin të cilit iu pre koka më 16 tetor 2020.

“Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat”, tha Macron në një ceremoni solemne në universitetin e Sorbonës, ku morën pjesë familja e mësuesit të vrarë.

Presidenti tha që Paty u vra nga “frikacakët” për përfaqësimin e vlerave laike, demokratike të Republikës Franceze.


Samuel Paty, një mësues historie në Paris u vra nga një terrorist mysliman (duke i prerë kokën) pasi u tregoi studentëve të tij karikaturat e profetit Muhamed gjatë një debati në klasë për lirinë e shprehjes.

Karikaturat e profetit Muhamed janë përdorur nga terroristët islamikë si një justifikim për kryerjen e disa sulmeve, veçanërisht në Evropë. Në vitin 2015, një terrorist islamik sulmoi zyrat e Charlie Hebdo pasi gazeta satirike publikoi karikaturat që përshkruanin Muhamedin, e cila është rreptësisht e ndaluar në Islam.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *