Vendosni fjalën kyçe....

Fauci akuzon Trumpin: S’ka ardhur prej muajsh në mbledhjet e Task Forcës së koronavirusit


Dr. Anthony Fauci ka akuzuar presidentin Donald Trump, se prej muajsh nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të Task Forcës së ngritur nga Shtëpia e Bardhë për të luftuar pandeminë e Covid-19.

Fauci e bëri këtë deklarate gjatë një interviste me MSNBC të premten, vetëm disa orë para se të shfaqej në CNN ku për herë të parë ai mbrojti rregullat e rrepta për mbajtjen e maskës.

Dy intervistat e Faucit, të dyja në rrjete televizive të krahut të majtë, me siguri do ta prishin më tej marrëdhënien e tij me presidentin.

I pyetur nga gazetari se kur ishte hera e fundit që Trump kishte marrë pjesë në një takim të Task Forcës, Fauçi tha disa “muaj më parë”.


Më pas ai shtoi se Task Forca mblidhej çdo ditë gjatë muajve të parë të pandemisë, por tani takimet janë rralluar në një herë në javë, për shkak të Shtëpisë së Bardhë që po përqendrohej në “rihapjen ekonomike”.

“Ne sigurisht që bashkëveprojmë me zv.presidentin në takimet e Task Forcës dhe ai i bën të njohura presidentit ndjenjat tona dhe ato për të cilat flasim atje, Por përfshirja e drejtpërdrejtë dhe diskutimet me presidentin, unë nuk i kam bërë në ca kohë.”– shtoi Fauci.

Kujtojmë se presidenti Trump nga ana tjetër e ka sulmuar vazhdimisht Faucin në javët e fundit, duke e përshkruar ekspertin e sëmundjeve infektive si një ‘katastrofë’ dhe si një ‘idiot’ i cili ka ‘bërë gabime’ lidhur me përdorimin e maskës.