Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër persona në vend, 302 raste të reja me koronavirus


Tre persona raportohet se kanë humbur jetën në vend lidhur me pandeminë Covid-19.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë 1405 testime e janë gjetur 302 raste të reja me koronavirus.

Viktimat janë një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana e një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për sa u përket të shtruarve në dy spitale, aty ndodhen 258 pacientë me 19 në terapi intensive nga të cilët 6 janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *