Vendosni fjalën kyçe....

Putini urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri



Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri të lartë.

Mediet ruse raportojnë se Putin urdhëroi ushtrinë të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë pas “deklaratave agresive” të NATO-s.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s kënaqen duke bërë deklarata agresive për vendin tonë. Prandaj, unë po urdhëroj ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm që të vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në modalitetin e detyrës speciale luftarake.”-tha Putin, citon Sputnik.

Këtë deklaratë Putin e bëri në një konferencë me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Putin tha se NATO nuk i ka kufizuar veprimet e saj vetëm në “veprime jomiqësore kundër vendit tonë në sferën ekonomike” në formën e sanksioneve.

Kujtojmë se prej 4 ditësh Rusia po sulmon disa qytete ukrainase, ndërkohë që synon t’i afrohet Kievit.